Prishtina eshte kryeqyteti i kosoves.Komuna e Prishtinės eshte 572 km 2.
Prishtina gjendet nė pjesėn veriperėndimore dhe shtrihet buzė rrafshnaltės sė plleshme rrėzė maleve tė argjendta. Ashtu si dikur Ulpiana, ka pozitė tė pėrshtatshme gjeografike, pasi gjendet nė kryqėzimet parėsore kontinentale.
Gjatė tė gjitha periudhave historike, Ballkani Qendror dhe ai Lindor ishte dhe vazhdoi tė mbetet hapėsira mė dinamike e lėvizjeve etnike dhe shoqėrore e ngjarjeve historike e politike. Pėr kėtė arsye, ndodhi edhe ndryshimi nė strukturėn etnike e fetare. Pikėrisht pėr kėtė, mė sė tepėrmi pėsoi popullata autoktone etnike ilire, por edhe thrakase e maqedonase. Nė vorbullėn e kėtyre ngjarjeve, bėn pjesė edhe hapėsira ku shtrihet sot Prishtina. Gjurmėt e banimit nė kryeqytetin e Kosovės i gjejmė qė nė parahistori, gjithnjė nė mbėshtetje tė zbulimeve tė deritashme arkeologjike tė gjetura nė lokalitetet e Neolitit tė hershėm, si nė Matiēan, Graēanicė, Ulpianė etj., pastaj nė epokėn e pronzit, deri te etnokultura dardane qė nga shek. VIII e VI para Lindjes sė Krishtit.Nė tė dhėnat historike tė shkruara deri nė shek. XIV, pėr Prishtinėn kemi tė dhėna tė pakta e fragmentare. Kėshtu, pėr strukturėn e Prishtinės nuk mund tė mbėshtetemi vetėm nė tė dhėnat e shkurtėra e narrative nga Arkivi i Raguzės (Duprovnikut tė sotėm), pėr periudhėn paraosmane pa u shfrytėzuar dhe konsultuar me dokumentet turke. Tė pėrkujtojmė se gjatė periudhės sė sundimit romak, popullatėn e vendėse e pėrbėnin dardanėt, pastaj vijnė duprovnikasit, sasėt, sllavėt e deri nė Mesjetė. Me pushtimin e Artanės (ish-Novobėrdės) mė 1455, pra edhe tė Prishtinės nga Perandoria Osmane, nė Prishtinė filluan tė vijnė edhe turqit, ēerkezėt, romėt etj.Etimologjia e emrit Prishtinė, duket se vjen nga njė gjuhė e lashtė indoevropiane, ndėrsa kuptimi i saj ėshtė; i lashtė, i fazės fillestare, diēka qė i pėrket tė kaluarės. Duke u mbėshtetur nė kėto tė dhėna, hetohet se Prishtina ėshtė njė lokalitet i lashtė antik, por qė ėshtė pėrtėrirė gjatė periudhės sė Mesjetės. Shkrimi i parė pėr Prishtinėn ėshtė ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinėn e pėrshkruan si njė fshat. Pas kėtij viti, ka tė ngjarė se ekzistonte kisha katolike e Shėn Mėrisė dhe si priftėrinj pėrmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.Meqė gjatė periudhės sė vjetėr ekzistonte qyteti i vjetėr Ulpiana (Ulkiana), ndėrsa gjatė mesjetės sė hershme Artana si qytet xehetarėsh, atėherė hetohet se Prishtina deri nė kohėn e sundimit osman, nuk dėshmon ndonjė rol tė rėndėsishėm gjatė shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i sotėm i Kosovės fillon tė zhvillohet edhe si qendėr e rėndėsishme tregtare.